Ja qiten gabimisht në llogari 123 milionë $, po çka ndodhi

Nji australian rreth të tridhetave ka shkue me tërheqë pare nga banka dhe ka gjet në llogarinë e tij nji shifër të pabesueshme.

Metju Piers kishte në llogari 123 milionë dollarë australianë ma shumë sesa gjendja e maparshme.

Tue e kuptue menjiherë se banka kishte ba nji gabim, ai e ka denoncue këtë fakt.
Mbasi asht korrigjue gabimi, banka ka nisë verifikimet lidhun me përgjegjësit.

Ngjarja ka ndodh në Nandor të vitit të kaluem, por 30-vjeçari ka vendos me rrefye historinë për mediat, mbasi u publiku historia e ngjashme e nji vajze nga Malajzia, të cilës ju kaluen gabimisht nji sasi e madhe parash, që i shpenzoi mbrenda pak ditësh.