Jahte, orgji, eskorta… qe pse shkojnë politikanët nga Shqipnia në Mal të Zi (foto +18)

Mbasi u arrestue herën e fundit, numrat dhe emailat e zyrtarëve ma të naltë shtetnorë, si dhe të biznismenëve ma të pasun në rajon u gjetën në telefonin e saj.

Zeljka Rolovic u arrestue disa herë nga policia për organizim elitar të prostitucionit në Malin e Zi, dhe në jahtet ku vinin klientët e saj, shiheshin shpesh sportistët e famshëm kroatë, politikanë të randësishëm sllavë dhe shqiptarë, deputetë dhe biznismenë, shkruen “telegraf.rs”.

Zeljka kallxon ndër të tjera në nji rrëfim të gjatë për “Telegraf.rs”, se ndër klientët e “rregullt” të saj janë politikanët dhe deputetët nga Shqipnia.

“Po, ata vijnë shpesh dhe paguejnë mjaftë mirë çikat. Ka nga ata që kanë edhe jahte apo shtëpi të bleme këtu në Mal të Zi. Janë shumë të pasun, por krejt të martuem… Ata vijnë gati çdo fundjavë dhe më kërkojnë që me ju organizue ‘party’”,- kallxon “mbretnesha e prostitucionit” në Ballkan për “Telegraf.rs”./Telegraf.rs/