James Bond mundet me qenë…grue!

Gillian Anderson mundet me u ba e para Bond Girl. Ylli i serisë së filmave “X-files” ka shprehë dëshirën për me pranue rolin e lanë t’lirë nga Daniel Craig, si agjentja sekrete ma e famshme në botë.

“Asht Bond, Jane Bond”, shkruejti aktorja në rrejtin social “Twitter”, tue e shoqnue me hashtag’un “NextBond”, apo filmi i ardhshëm Bond.

Javën e kalueme u raportue se, aktori britanik, Daniel Craig, i cili ka qenë në petkun e 007’s për 4 seri radhazi, refuzoi ofertën prej 60 milionë paund për të qenë protagonist i dy filmave të tjerë.