Java e Jazzit – promovim i traditës turke në Kosovë

Edhe zyrtarisht sot u hap Java e Jazzit Turk në Kosovë.

Nga nesër deri me 16 Prill kanë me u mbajtë koncerte të muzikës jazz në Prishtinë dhe Gjakovë, ku kanë me performe edhe muzikantë shqiptarë.

Kështu u tha në në nji konferencë për media për Javën e Jazzit Turk në Kosovë, e cila këtë vit shënon edicionin e pestë të organizuem nga Instituti “Yunus Emre”.

Bendi përbahet prej muzikantëve nga Turqia, Greqia, Maqedonia dhe SHBA, që kanë me performue muzikë ballkanike me nji stil jashtë tradicionales.

Artistët e huej nuk kanë ngurrue me ardhe në Kosovë.

Arsyeja e këtij eventi të muzikës jazz, asht me u promovue gjuha, kultura e tradita turke në Kosovë.

Vitet e kalume, java e jazzit turk asht mbajt në Teatrin Kombëtar, mirëpo kësaj here ata nuk i siguruen vend për me ba promovimin.