Jeni të ‘smutë’ mbas selfie’ve, ky studim ju ban thirrje me pasë kujdes!

Fiksimi mbas fotove ‘selfie’ asht shejë e nji problemi mendor, paralajmërojnë ekspertët. Ato mund të kallxojnë probleme psikologjike apo shqetësime në lidhje me persona të tjerë.

Simbas nji studimi, ata që postojnë gjithmonë selfie në rrjetet sociale, e bajnë këtë për të lehtësue vetminë. Këta persona kanë tendencën të bahen të fiksuem me veten e tyne, narcistë dhe në kërkim të vëmendjes.

“Jo vetëm që i ban personat të fiksuem mbas trendit të selife, por damton jetën e tyne personale dhe mirëqënien psikologjike, madje mund të mendojnë se marrëdhaniet e tyne me të tjerët janë zhvlerësue”, thotë Dr Peerayuth Charoensukmongkol, studiues.