Jo veç mashkujt, po edhe femnat ruse janë të rrezikshme

Kur ka kalue pak ma shumë se nji javë nga nisja e Euro 2016, gjithçka doket se ka shkue në mënyrë të përkryeme, përveç huliganëve rusë, të cilët u kthyen në nji shqetësim serioz për forcat e sigurisë, tue sulmue disa herë tifozët anglezë.

Por, përleshje mes tifozëve mashkuj kemi pa shpesh në stadiume dhe shtete të ndryshme të botës, por së fundi “Daily Mail” ka publikue disa foto e video të femnave ruse, ku ato përleshen me rivalet e tyrn, ndërsa doket se po pregaditen edhe për Botnorin e vitit 2018, që ka me u zhvillue pikërisht në Rusi.

“Daily Mail” citon nji prej lidereve të nji grupi tifozesh, që kërcënon se në garat e ardhshme të futbollit nuk ka me pasë përleshje vetëm nga ultrasit mashkuj, por edhe nga këto femna.