Johnny Depp: Nëse zgjedhet Trump President, ky ka me qenë Presidenti i fundit sepse ka me shkatërrue Amerikën

Aktori Johnny Deep, s’asht aspak optimist për t’ardhmen e Shteteve të Bashkueme, nëse Donald Trump zgjedhet President.

Në nji intervistë për Channel 5, ai tha se nëse Trump zgjedhet president i SHBA’ve, atëherë ai ka me qene edhe Presidenti i fundit.

“Nëse Donald Trump zgjedhet President i Shteteve të Bashkueme, në nji mënyrë na kemi me pa Presidentin e fundit të Shteteve të Bashkueme”, tha ai.

“Mbas tij, besoj që asgja ma nuk ka me funksionue”, shtoi ai.

Deep dënoi ashpër komentete Trumpit gjatë fushatës zgjedhore dhe kandidatin për President e ka quejt thjesht ‘shejtan’.