Jolie ban apel per refugjatet siriane…neper shi!

Angelina Jolie ka fole prej zemra në konferencën për shtyp, ne kampin e refugjatëve sirianë në Liban.

Aktorja e famshme ka kërku prej liderave botnore me i ndihmue miliona njerëz qe i kane zhvendos si pasojë e luftës që po zgjat ka disa vjet në Siri.

Yllin hollivudian nuk e ka pengu shiu me shkue në kampin në Fayda, në Bekaa Valley të Libanit, në përvjetorin e pestë të konfliktit.

Si  ambasadore e UNHCR, ajo i tha gazetarëve se me qejf kishte me qene ne Siri, tue i prite refugjatet qe po kthehen.

“Asht tragjike dhe e turpshme që jemi shumë larg atij momenti (të kthimit)”, ka thanë 40-vjeçarja dhe kujtoi se 6.5 milionë njerëz janë zhvendos mbrenda Sirie dhe janë 4.8 milionë refugjatë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore. Shumica e të zhvendosunve janë gra dhe fëmi.

“E kuptoj se njerëzit në vende të ndryshme kanë droe nga situata e refugjatëve… Por, na nuk duhet me lejue që droja me dominue në vendimmarrjen tonë”, ka thane Jolie tue ju referue vendeve europiane që janë kundër pranimit të refugjatëve./AP/