Justin Bieber kapet per fyti

Lista e ngatërresave të Justin Bieber asht e gjatë, por këtë herë kangëtari kanadez u kap me njeriun e gabuem.

Kangëtari Post Malone e kapi per fyti 22-vjeçarin mbasi ky i fundit përdori ma parë krahun e tij si tabëll për me e fikë cigaren e ndezun.

Incidenti ka ndodhun në nji lokal nate në Huston të Shteteve të Bashkueme dhe nuk u ka shpëtue aparateve fotografikë të personave t’pranishëm.

Megjithate, asnjani prej kangëtarëve nuk ka folë për incidentin në fjalë, përkundrazi, të dyte kanë vazhdue me bashkëpunue në turrin e koncerteve n’SHBA.