Ka humbë 38 kile vetëm me nji veprim krejt të thjeshtë

Nji grue ia doli me humbë 38 kile falë nji veprimi krejt të thjeshtë.

Ashleigh Munn, 24, nga Greenock, Skoci, kishte arritë peshën 101 kile dhe mjekët i kishin thanë se kockat e saj nuk munden me mbajtë këtë peshë.

Ajo vendosi me dokumentue në “Instagram” çdo ditë të dietës, të cilës iu nënshtrue. Munn ndante me ndjekësit çdo ditë menynë ditore dhe peshën e humbun.

Muun u motivue ta niste dietën, mbasi zbuloi se kishte nji cist të përmasave të mëdha në vezore. Ajo thotë se nuk ka mujt me qenë nji model i jetesës së shnetshme për të bijën nëse kishte me vazhdue kështu.

Ekspertët nutricionistë thonë se nëse mban shënim çdo gja që ha, kjo mundet me ndihmue në humbjen e peshës.