Ka humbë në vitin 1996, tash 1 milion monedha kanë me mbajtë ftyrën e tij!

Në Europë çdo dy minuta zhduket nji fëmi. E njajta gja ka ndodhun edhe me Liam Vanden Branden nga Belgjika në vitin 1996.

Ai ishte vetëm dy vjeç kur u zhduk dhe që nga ajo kohë kanë kalue plot 20 vjet pa ditë se çfarë ndodhi. Ky asht rasti ma i gjatë i nji fëmie të humbun në Europë.

Për këtë, asht vendosë që në 1 milion monedha dy euro, të shtypet ftyra e Liam Vanden Branden, monedhë kjo që ka me u quejtë “Monedha e shpresës”.

Kjo asht ba e mundun nga iniciativa e organizatës së fëmijëve “Child Focus”. Në monedhë ka me u shtypë ftyra që supozohet se kishte me pasë Liam kur kishte me i mbushë 22 vjet.