Ka me ju befasue çka ka ba tash diktatori koreanoverior!

Pehniani zyrtar ka ndalue krejt dasmat e madje edhe funeralet për shkak të përgaditjeve të nji kongresi të partisë që pritet të zhvillohet në Korenë e Veriut.

Partia e Punëtorëve e drejtueme nga lideri Kim Jong-un, ka me organizue takimin e parë të këtij lloji mbas 36 viteve, takim i cili zhvillohet të Premten.

Lëvizja e lirë mbrenda dhe jashtë kryeqytetit asht ndalue gjithashtu, ndërsa janë rrit inspektimet dhe kontrollet edhe në prona private.

Masat e përkohshme thuhet se vihen në zbatim për të minimizue rrezikun e “aksidenteve”.

Kongresi i fundit i Partisë ashë mbajt në vitin 1980, gjatë të cilit baba i Kim Jong-un – Kim Jong-il – u konfirmu si pasardhës i themeluesit të shtetit, Kim Il-sung.

Kim, 33-vjet, i cili asht tashma lider suprem i vendit, pritet me perdorë kongresin për me ‘çimentue’ udhëheqjen e tij.

Ai pritet me deklarue se Koreja e Veriut të nji shteti bërthamor dhe me përshkrue vizionin e tij për t’ardhmen ekonomike dhe ushtarake të vendit.