Ka vrapue 560 km pa u ndalë, mirëpo qe pse!

Dean Karnazes, viktimë e nji anomalie, e cila shkakton acid laktik dhe që nxirret shpejt nga sistemi, tue i lejue atij që me vrapue pa limit dhe mos me ndje asnji lodhje të muskujve.

Defektet gjenetike pothuejse në të gjitha rastet të çojnë në probleme shëndetësore. Por, në rastin e 53-vjeçarit amerikan Dean Karnazes, ky defekt i ka dhanë atij superfuqi.

Qysh në moshë të re, burri tregonte rezistencë të naltë: gjatë nji gare vrapimi ai bante 105 xhiro, ndërsa shokët e tij banin vetëm 15 të tilla.

Mandej pushoi së vrapuemi për nji farë kohe, por kur u ba 30 vjeç nisi sërish dhe kishte për herë e ma shumë fuqi. Në stërvitjen e tij të parë ai banii pothuejse 50 km rrugë, pa ndje dhimbje tek muskujt.

Ai ka marrë pjesë në shumë maratona. Madje, në 80 orë e 44 minuta, ai ka përshkue 563 km, pa flejtë dhe ndalë për asnji moment. Mjekët janë ba kuriozë dhe nisën që me studiue trupin e tij për me zbulue sekretin.