Kah i murren qytetet botnore emnat…

stock-photo-cities-of-the-word-at-night-square-collage-318764510

Kompania e udhëtimeve FlyAbuDhabi.co.uk ka spjegu në faqen e saj prejardhjen e emnave të shumë qyteteve të njoftuna në botë, përfshi Amsterdamin, Stambollin, Las Vegasin, etj.

New York – e ka marre emnin simbas Dukës së York’ut, në vitin 1664.

Warshawa – domethane “i përket Warsz’it”, fisnikut që themeloi qytetin.

Hong-Kong – nga “hong”, që domethanë “me aromë të kandshme” dhe “kong”, që domethanë ‘port’.

Amsterdam – simbas moçalit në lumin Amstel, ku asht ndërtue.

Praga – nga ‘prah’, që domethane i “shpejtë”.

Vjena – nga fjala kelte ‘windo’, që domethanë e ‘ndritshme’ ose ‘i drejtë’.

Bruksel – nga ‘broek’ që domethanë ‘marsh’, dhe ‘zele’ që domethanë ‘vendbanim’.

Venecia – nga rraja e fjales indoeuropiane ‘wen’, që domethanë “dashni”.

Instanbull – nga greqishtja, që domethanë “në qytet”.

Firence –  nga fjala latine ‘florens’, që domethanë ‘lule’.

Vankuver – simbas zbuluesit George Vancouver.

Los Angeles – nga spanjishtja, që domethanë ‘engjujt’.

Petra – nga fjala ‘petros’, që domethane ‘gur’ ose ‘shkamb’.

Roma – simbas mbretit të parë dhe themeluesit të qytetit ‘Romuli’.

Athina – emnue simbas perëndeshës greke ‘Athena’.

Kiev  – nga ‘Kyi’, themeluesi i qytetit.

Toronto – nga termi “Iroquois”, që domethanë ‘ku janë drujtë në ujë’.

Las Vegas – nga spanjishtja, që domethanë ‘livadhet’.

Dubai – prej ‘dibba’, që domethanë “karkalec”.

Buenos-Aires – nga spanjishtja, që domethanë ‘pamje të mira’ ose ‘erna të drejta’.

Shangai – nga fjala ‘shang’, që domethanë ‘permbi’ dhe ‘hai”, që domethanë ‘det’.

Beijing – nga gjuha kineze “bei”, që domethanë “veri” dhe “jing”, domethanë “i madh”.

Riad – nga “rawdoh”, që domethanë “kopshte” ose “livadhe”.

Jerusalem – nga ‘uru’ dhe ‘shalem’, që domethanë ‘fondacioni Shalem”.

Bangkok – nga ‘bang’, që domethanë ‘fshat i vendosun në lumë’ dhe ‘ko’ që domethanë ‘ishull’.

Abu Dhabi – domethanë ‘baba i gazellës’.

Singapor – nga ‘singo’, që domethanë ‘ton’ dhe ‘pura’, që domethanë ‘qytet’.

Tokio – nga ‘Io’, që domethanë ‘lindje’ a ‘kyo’, që domethanë “i madh”.

Seul – nga fjala koreane, ‘seo’ul’, që domethanë ‘kryeqytet’.

Kuala-Lumpur – ku lumi “Kiang” dhe ai “Gombak” takohen, të ashtuquajtun ‘bashkërrjedhje e turbullt’.

Phuket – nga fjala ‘buldt”, që domethanë “bjeshkë”.

placenames-1