Kallxom qysh e ban grushtin, t’kallxoj kush je!

Shtrëngone grushtin dhe kuptoni ma shumë rreth personalitetit tuej, tue u bazue në foton ma naltë.

 

Nëse grushti ju duket sikur në fotografinë numër 1:

Jeni mendjemprehtë dhe shpreheni mirë, por jeni pak i turpshëm, gja që ua pamundëson me i shpreh në tanësi këto veti të mira. Për këtë shkak, shumë njerëz ju konsiderojnë person të heshtun dhe jokomunikativ. Jeni preciz dhe pedant, ndonjiherë kërkoni ma shume nga vetja juej, gja që iu shkakton shqetësim të panevojshëm. Njerëzit afër juve ndihen mirë. Ndonjiherë baheni tepër të mërzitshëm, sa nuk mundeni lehtë me ndërtue raporte, me u adoptue në grupe të reja dhe me qenë ‘shpirti i shoqnisë’.

 

Nëse grushti ju duket sikur në fotografinë numër 2:

Jeni komunikativ, tërhiqni njerëz të ndryshëm. Miqtë e pëlqejnë sinqeritetin dhe humorin tuej. Keni siguri në vete, sepse e keni nji vetëbesim të naltë. Jeni lider i mrekullueshëm në mesin e shokëve dhe lider i mirë në punë. Por, në marrjen e vendimeve të guximshme ju pengon friga nga dështimi, sepse dështimi mundet me ju lëndue vet-adhurimin. Shpesh keni nevojë për lavdata.

 

Nëse grushti ju duket sikur në fotografinë numër 3:

Keni tendencë me ju ndihmue njerëzve, bile edhe nëse kjo ju sjell ndonji pakënaqësi. Jeni vazhdimisht në kërkim të ditunive dhe përvojave të reja, jeni tepër energjik dhe nuk keni durim. Njerëzit si ju, zakonisht konsiderohen avanturista dhe njerëz sypatrembun, por në të njajtën kohë shumë prej juve kane nevojë për ndihmë.
Për ju ka randësi të madhe që të tjerët me iu ditë atë që bani për ta, mbasi shpesh ballafaqoheni me njerëz të cilët e keqpërdorin mirësinë tuej, por ju mbrenda e keni nji UNE të forte. Ju vazhdoni me i mbrojtë dhe me i ruejtë ata që shfrytëzojnë fisnikninë tuej, veçse baheni ma të vemendshëm.