Kanga e re e Rita Ores që e dridhi Spotify

Mbas dy vitesh pauzë në skenën muzikore, Rita Ora para dy muejve u rikthye me ‘Your Song’, e cila rezultoi e suksesshme, mbasi ajo ishte shumë aktive në promovimin e kangës së re, tue marrë pjesë në show dhe emisione të njoftuna botnore, ku knoi “Your Song” në versione të veçanta.

Përveç rreth 22 milionë klikimeve në YouTube në versionin audio, dhe ma shumë se 10 milionë klikimeve sa mblodhi videoklipi i ‘Your Song’, Rita tash i asht gëzue edhe nji suksesi tjetër, të cilin e arriti me singlin e fundit.

‘Your Song’ ka marrë edhe 100 milionë shikime në Spotify, shërbim i njoftun i muzikës digjitale, i cili ofron qasje në milona kangë, thotë KultPlus.