Kanga prekëse e kosovares për luftën që ka me përfaqësue Shqipninë në Eurovision (video)

Për të dytën herë Shqipnia ka me u përfaqësue në Eurovision nga nji kangëtare nga Kosova.

Këtë herë asht Klesta Qehaja nga Prishtina, e cila ka me knue për Shqipninë në Eurovisionin për fëmi në Maltë.

Kanga e saj “Besoj”, flet për luftën në botë dhe besimin në nji paqe të mundshme, ndërsa sot RTSH ka publikue edhe versionin final të kangës bashkë me videoklipin e thjeshtë, por mjaft interesant.

Në videoklip shfaqen fëmi dhe disa mjete luftarake, ndërsa kanga flet për fëmitë, të cilët po i vuejnë pasojat e luftës në tanë botën.

Junior Eurovision ka me u mbajt në kryeqytetin e Maltës më 20 Nandor.