Kanga ‘rap’ qe i joshë afganët për luftën kundër terrorizmit!

Nji video ‘rap’ që asht shpërnda në You Tube, përmes së cilës joshen afganët që t’i bashkëngjiten ushtrisë, po ban bujë të madhe në rrjetet sociale.

Në videon që zgjatë gati pesë minuta, dy ushtarë flasin rreth vlerave ushtarake dhe luftën në mbrojtje të vendit para tankeve, mjeteve të blindueme, helikopterëve dhe anëtarëve të regjimenteve të ndryshme të ushtrisë.

Video flet për vlerat e “Zotit, vendit dhe detyrës”, ndërkaq ju tërheqë vërejtjen “armiqve të vendit, ndër të cilët veçohen talibanët.

Video përfundon me nji falënderim për Ministrinë e Mbrojtjes së vendit.