Kanga shqiptare n’Eurosong në duert e Robbie Williams

Këtë herë Shqipninë në Eurosong 2016 do ta përfaqësojë kangëtarja Eneda Tarifa me kangën “Përrallë”.

Mirëpo së fundmi u njoftu se kanga i asht nënshtrue nji ndryshimi.

Kanga nuk pati nji ndikim shumë pozitiv te publiku shqiptar dhe mesa duket ka nevojë të kalojë në duert e producentit e kangëtarit të famshëm, Robbie Williams.

Simbas disa informacioneve thuhet se kanga do të ketë të njajtën vijë melodike dhe të njajtin tekst ndërsa do të punohet vetëm në orkestrim për ta ba kangën ma ritmike.

Ndërkohë referue rregullores së festivalit lejohet që kanga të pësojë ndryshime vetëm në orkestrim.