Kangëtari e gjuen me shkelm fansen që doli me ba selfie në skenë

Nji ngjarje e shëmtueme ka ndodh në nji club në Toronto, kur vokalisti i grupit pop punk “The Story So Far”, asht filmue nga kamerat derisa e gjuen me shkelm në shpinë nji fanse, e cila ishte ngjit në skenë për me ba nji selfie.

Për nji grup që hyn në kategorinë punk, ngjitja e fansave në skenë asht diçka shumë e zakonshme dhe në fakt shumë persona i janë bashkue grupit, por veç vajza në fjalë u refuzue në mënyrë brutale, tue lane me kuptue se për veç për faktin se ajo po e bante nji selfie, e ka ba kangëtarin “me humb” veten.

Kjo skenë ka ndodh derisa grupi dhe vokalisti Parker Cannon po e performonin kangën e tyne “High regard”.