Kangëtari i famshëm në Meke për me krye Haxhin

Njihet si ndër rokerët ma të mirë që ka Shqipnia. Sidrit Bejleri, ka dëshmue tashma talentin e tij në muzikë tue u ba edhe model, por edhe mësues për shumë kangëtarë të ri që nisin karrierën muzikore, shkruen Magazina.

Pra, përmes ekranit, Sidriti ka kallxue aftësinë e tij prej nji artisti të madh, por pak prej fansave të tij e kanë ditë edhe nji antë tjetër të fuqishme që ka kangëtari nga Shkodra; ajo ka të bajë me fenë. Sidriti asht nji besimtar i madh i fesë Islame. Këto ditë ai ka nisë ta realizojë nji ndër obligimet që ka cdo mysliman; shkuemjen në Qabe që kangëtari në nji postim në Facebook e ka quejt “udhëtimi i jetës”.

“Udhëtimi i jetës… Nji ndjesi e papërshkrueshme me fjalë… Zoti ju ruejtë dhe ju begatoftë gjithmonë me Madhështinë e Tij!”, shkruen Bejleri.