Kangëtari legjendar Bon Jovi befason me nji deklaratë të tij!

Kangëtari legjendar Jon Bon Jovi ka shijue tre dekada tue qenë në qendër të vëmendjes si lider i grupit rok “Bon Jovi”.

Ai ishte i suksesshëm edhe në karrierën e tij “solo” si edhe në atë të aktrimit, por pamvarësisht kësaj, fama nuk asht aspak e randësishme për të.

Ai dhe grueja e tij janë shkëputë nga rezidenca e tij në Los Angeles, për të jetue në New York.

“Na jetojmë në New York, nuk jetojmë në Hollywood. Nuk duem të jemi pjesë e tij”, ka thanë ai për revistën britanike “Metro”, tue shtue se dëshiron të jetojë nji jetë normale, shkruejnë mediat ndërkombëtare.

“Dëshiroj nji jetë normale mbasi jeta hipokrite e Hollywood nuk asht për mue”, kallxon rokeri 54-vjeçar.