Kangëtarja kosovare i pshton sulmit në Stamboll

Linda Halimi asht shumë me fat mbasi ka anulue fluturimin e saj nga Stambolli në Amerikë, mbas sulmeve që po ndodhin në Aeroportin Ataturk të Stambollit.

Linda për fat të mirë e ka shtye fluturimin e saj për dy ditë, e që ishte parapa të nisej mbramë nga Turqia në Amerikë, kështu tue vazhdue pushimin në Shqipni.

“Ishte e parapame që unë sot me qenë në Aeroportin e Turqisë për me u nisë drejt Amerikës! Dhe pa dije e kam shtye fluturimin për dy ditë, sepse po shijoj qëndrimin në shtëpi… A s’asht Zoti i madh? Mund kisha qenë në mesin e dhetë personave të vramë në atë aeroport sot…”, ka shkrue mbramë kangëtarja në Facebook.