Kangëtarja përjeton marren ma të madhe në karrierë para 90 mijë njerëzve

Kangëtarja e re britanike, Karen Harding, e cila u ba e famshme si pjesëmarrëse e X-Factor, kishte nderin me knue hymnin kombëtar anglez para 90 mijë njerëzve në finalen së FA Cup. Te kangëtarja e re ishte e qartë se egzistonin emocione, ku para knimit ishte gjithçka në rregull. Kur filloi muzika, të gjithë prisnin që Karen me fillue me knue. Pritën. Pritën.

Në fakt, Karen nuk e kishte dëgjue muzikën, kur i dhanë shejë me knue. Ajo e knoi pjesën tjetër të himnit kombëtar, ndërsa mbas përfundimit të kangës me ironi ka duertrokitë, duke kqyrë në kamera.