Kapet shqiptari me 1 milion euro e 27 kile drogë: Jam murator!

Nji milion euro pare të thata dhe 27 kg drogë u sekuestruen nga policia italiane.

Operacioni i koduem “One Milion”, çoi në arrestimin e tre personave, njani prej të cilëve shqiptar. Akcioni u zhvillue në rajonin e Torinos në nji bagazh në Collegno, i cili shërbente si bazë e grupit.

Midis të arrestuemve asht edhe 32 vjeçari me orgjinë nga Shqipnia, i cili mendohet se asht personi që shihet në video. Dy shtetasit e tjerë të arrestuem janë italianë, përkatësisht 32 dhe 33 vjeç.

Gjatë arrestimit, shqiptari i ka deklarue policisë se punonte si murator, megjithëse pretendimi i tij nuk asht fort i besueshëm tue marrë parasysh sasinë e madhe të pareve të kapuna.