“Katarina Josipi” shkon për dramaturgun Bashkim Hoxha

Njajtë si herave të tjera, Ministri i Kulturës, Kujtim Shala në nji ceremoni solemne ka ba ndamjen e çmimeve për dramën ma të mirë shqipe ”Katarina Josipi”, ku simbas vlerësimeve të jurisë çmimi për dramën ma të mirë iu nda autorit Bashkim Hoxha me dramën “Askushi”.

Autori Bashkim Hoxha asht shpreh i kënaqun edhe i emocionuem që nji çmim i tillë i vjen nga Prishtina.

Nga ana tjetër, anëtari i jurisë Besim Rexhaj tha se drama “Askushi” përjeton tradhtinë e idealeve për lirinë e kultivueme në kohë robnie.

Ndërsa çmimi i dytë iu nda autorit Ardian Kristian Kyqyku për dramën “Nji botë ma tutje”, në pamundësi të ardhjes së autorit, prezent ishte i ati i tij, të cilit edhe iu dha çmimi.

Juria vlerësoi që kjo dramë përjeton epiqendrën e saj, tragjiken familjare në nji shtrimje faktike kohore.

Ndërsa Çmimi i tretë i ndamë nga Ministria e Kulturës, iu dha Pashtrik Brahaj me dramën “Shtrati me gozhda”. Juria vlerësoi që kjo dramë artikulon dy rrafshe të realitetit të cilat gërshetohen dhe e fuqizojnë njana tjetrën.

Juria ishte e përbame nga Besim Rexhaj, Bislim Muçaj, Agim Selimi, Agon Myftari dhe Zeta Bahtiri, të cilët kanë theksue faktin se produksioni dramatik i ofruem nga aplikantët në konkursin e vitit 2015, ka qenë jashtëzakonisht i pasun, mbasi kanë konkurrue 14 drama.

Të tre laureatët u shpërblyen financiarisht. Çmimi i parë ka vlerën prej 3600 euro, i dyti 2400 euro dhe çmimi i tretë ka vlerën e 1200 eurove.