Katundi i i andrrave, ku çdo gja asht falas. “Qysh me jetue pa pare!” (video)

Ka njerëz të cilët janë grumbullue në nji katund, për me jetue pa shpenzue asnji cent. “Banu ndryshimi që dëshiron me pa”, asht pankarta që e kanë vendosë në njanën prej hapësinave të katundit.

Edhe pse njerëzit aty ma parë kanë shpenzue shumë qoftë për ushqim, qoftë për mënyrën e jetesës, tashma ata po e sfidojnë mënyrën e tyne të jetesës.

Çdo ditë në atë katund asht e planifikueme qysh me u jetue: ushqimet, veshjet, cd si dhe gjithçka tjetër që ju nevojitet, e marrin pa pare. Nuk duhet shumë mund për me mbijetue, thonë banorët e atij katundi.

Disa prej tyne bile janë largue e prapë janë kthye, me qëllimin që vetëm me ju thanë lamtumirë banorëve të tjerë, mirëpo mbetën përgjithmonë aty.