Katundi pushtohet nga gjarpijtë

Jo pak, por plot 75 mijë gjarpij, që nxajnë hapësinën e nji dhome, pushtojnë çdo vit nji katund në Kanada.

Arsyeja? Riprodhim!

Asht e vështirë për me imagjinue që ndokujt kishte me i shkue në mendje që me ju afrue këtyne zvaranikëve, por në fakt kjo ndodh çdo vit. Vizitorë nga e tanë bota marrin pjesë në pushtimin e vërtetë që i bajnë katundit të largët të Narcisse në Manitoba të Kanadasë këta gjarpna.

Kjo ngjarje e pazakontë pritet me nisë këtë fundjavë. Qysh shkruen “New York Times”, me mija gjarpij kanë nisë me u zgjue gradualisht nga gjumi i tyne 8 mujor, tue dalë në sipërfaqe.