Keni me u befasua nga propozimi që bani Mao Ce Dun për me ‘pushtue’ Amerikën!

Në vitin 1973, Bashkimi Sovjetik dhe Kina ishin ende në kulmin e përplasjes së kush mbante “flamurin e komunizmit” dhe lufta për influencë mes dy vendeve ishte e ashpër.

E nga kjo u përpoqen me përfitue Shtetet e Bashkueme që vendosën kontakte me udhëheqësin kinez të atyne viteve, Mao Ce Dun.

Njani prej këtyne kontakteve ishte edhe takimi i zhvilluem në Pekin mes Henry Kissinger dhe udhëheqësit të vendit komunist.

Kissinger ato ditë mbante postin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare.

Ajo se çfarë u bisedue në takimin e Frorit të atij viti mes Kissinger dhe Maos mbeti sekret për vite me radhë dhe u publikue shumë vonë nga arkiva e CIA’s.

Simbas këtyne dokumentave, Mao ishte ankue për deficitin tregtar të Kinës me Shtetet e Bashkueme, por kishte deklarue se kishte diçka që Kina ‘prodhonte’ ma shumë se SHBA; gratë dhe këtu Mao flet për nji ‘tepricë’ prej 10 milionë.

Jo vetëm kaq, por aty thuhet se ai kishte hedh idenë edhe për me i ‘eksportue’ këto gra në Shtetet e Bashkueme. Të gjithë në sallë e morën për shaka këtë dhe nisën të qeshnin, por jo Mao.

Serioz ai kishte vazhdue tue shpreh shqetësimin se gratë kineze po lindnin shumë femi dhe po shkaktonin pasiguri sociale në vend dhe përveç kësaj, shtonte se në rast të nji konflikti të armatosun me Bashkimin Sovjetik, ato ishin të panevojshme dhe nuk mund të luftonin.

Propozimi, edhe pse në formë hajgare, nuk asht mohue asnjëhirë nga Henry Kissinger dhe në dokumentat e CIA’s thuhet se Mao Ce Dun e shihte këtë si nji ndihmë për rritjen e popullsisë së Shteteve të Bashkueme.