Keni me u befasue kush i pergjoi seksi-telefonatat mes Clinton-Lewinsky!

Ajo që nisi si nji shtrëngim duersh dhe nji flirtim, përfundoi në nji histori seksi që tronditi Zyrën Ovale në SHBA.

Presidenti amerikan Bill Clinton e takoi Monica Lewinsky’n në vitin 1997 dhe nji seri me foto tregon se sa të afërt ishin ata në atë kohë.

Detajet e aferës së tyne janë publikue në nji libër të ish-oficerit të Shërbimit Sekret, Gary Byrne.

Në librin me titullin “Kriza e karakterit” thuhet se afera seksuale u kthye edhe në nji kercënim për sigurinë kombëtare në SHBA, mbasi telefonatat e seksit mes 22-vjeçares dhe 51-vjeçarit u përgjuen nga Britania, Izraeli dhe Rusia.

Madje ato u përdorën nga Izraeli në nji përpjekje për shantazh, tue i kërkue Clinton’it me u lirue nji amerikan që spiunonte për Izraelin.

Lewinsky nisi punë për me ju përgjigj telefonatave në Shtëpinë e Bardhë.

Fjala u përhap shpejt se presidenti ia kishte vënë synin – ai i kishte fiksim femnat e kolme.

Ajo shpesh luente lojën “unë e spiunoj presidentin”.

“Ne shpesh pyesnim veten se si e ban punën ai dhe talleshim se më mirë do ishte sikur ai të drejtonte nji bordello sesa Shtëpinë e Bardhë,” shkruen Byrne.

E kapun nga Shërbimi Sekret, ajo gjithmonë justifikohej: “Jam këtu për me përdor banjon, më thanë të dërgoja diçka, jam këtu për të parë nji mik”.

Shërbimi Sekret u kujdes që Lewinsky të transferohej në Pentagon, ku ajo u takue me Linda Tripp, të cilës i rrëfente historitë e seksit me Clinton.

Ajo i thoshte se kur banin seks në telefon, Clinton nuk e pyeste kurrë se çfarë mbante veshun ajo, por gjithmonë përshkruente se çfarë kishte vesh ai derisa vinte n’orgazëm.

Lewinsky i përshkruente ‘gojoret’ që i bante presidentit, teksa ai fliste në telefon me ambasadorë dhe zyrtarë të naltë.

Në Mars të vitit 1997, Clinton e thirri Lewinsky’n në zyrën e tij ovale dhe i rrëfeu se ky do ishte takimi i tyne i fundit seksual- seksi i tyne i fundit oral.

Ai ishte rrxue nga shkallët dhe lëvizte me veshtirësi.

Ai i tha po ashtu se kishte frikë se telefonatat e tyne të seksit ishin përgjue.

“Nëse dikush të thotë gja për telefonatat që të kam ba, thuej se po talleshim,” i tha Clinton.

 

2-clinton-lewisky

 

3-clintonlewisky

 

4-clinto