Keni me u shokue nga orgjitë e Trump me drogë dhe modele minorene!

Donald Trump organizonte festa të çmenduna me seks, drogë dhe minorene 15-vjet në hotelin e tij, Plaza.

Dy nga mashkujt që kanë marrë pjesë në këto festa thonë se ai i organizonte rregullisht festat në suitën e hotelit lluksoz në Manhattan.

Simbas Daily Mail, festat nisën me u organizue nga viti 1988 deri në vitin 1995.

Nji nga deshmitarët tha për Daily Beast se Trump, që në atë kohë ishte i martuem me gruen e tij të dytë, Marla Maples, në fakt nuk merrte kurrë kokainë.

Por ai bante seks me disa nga vajzat e ftueme në festë.

“Ndërsa të ftuemit pinin dhe merrnin kokainë, Trump bante seks si i çmendun,” tha nji prej deshmitarëve, nji fotograf mode.

“Trump ishte zemra e kësaj. Ai pëlqente vëmendjen dhe ishte nji bishë e çmendun”.

Andy Lucchesi, nji model që organizonte festat, thotë se aty merrnin pjesë edhe shumë modele minorene.

Edhe ai thotë se Trump nuk merrte drogë, por bën shumë seks gjatë këtyre festave.

Këto akuza vijnë në kohën kur disa femna pretendojnë publikisht se Trump ka abuzue seksualisht me ta.

Nga ana tjetër, sondazhet tregojnë se Trump asht mbrapa rivales së tij, Hillary Clinton në garën për president të SHBA’ve.

Edhe stafi i tij e ka pranue këtë.

 

2-trumpiii

 

3-trumpiiiii

 

4-trumpiiii

 

5-trumpiiii