Kësaj i thonë “prekje e fuqishme”

Me qenë President i Amerikës, nuk don me thanë me qenë i aftë vetëm për politikë. Presidenti i SHBA’ve, Barack Obama asht i njohun për komunikimin e tij të butë me fëmitë, veçanarisht ata të vegjël.

Ngjarja e fundit ku ai ka dëshmue aftësitë për me u marrë vesh me fëmitë, vjen nga Japonia. Teksa ai po kalonte përmes nji turme në Iwakuni të Japonisë, në stacionin e forcave ajrore, nji grue afroi fëminë e saj që po kante.

Presidenti Obama e mori beben në krahë dhe kur ia kthejti nanës, ai ishte i qetë, shkruejnë mediat. Foto asht ba gjatë vizitës së tij në Japoni, ku Obama shkoi për me i nderue viktimat e rame nga bomba atomike në Hiroshima.

2rqw