Kështu u arratis nga burgu dilleri i kartelit të drogës!

Kur bosi i kartelit të drogës “Sinaloa”, Joaquín “El Chapo” Guzmán u arratis nga burgu në Mexikë, me 11 Korrik 2015, shumë u habitën se si ia kishte dalë.

Pak mbas arrestimit, autoritetet e burgut zbuluen nji tunel që niste në qelinë e tij dhe përfundonte shumë larg burgut.

Skema e arratisjes asht rindërtu dhe së fundmi asht ba pjesë e “The Mob Museum” në Las Vegas.

Tuneli që do t’i rikthente lirinë kapos së trafikut të drogës u ideu nga nji grup inxhinierësh gjermanë, të specializuem në ndërtimin e tuneleve.

El Chapo ia doli ta përshkonte tunelin në kohë rekord.

Në tunel kishte shkallë, sistem ventilime, madje edhe nji motorr, që do t’i jepte atij ma shumë kohë për t’u arratisë.

Tuneli përfundonte në nji shtëpi që kishte nisë të ndertohej pikërisht për të mbulue nji skenar të tillë.

El Chapo u kap perseri dhe u rikthy në burg me 8 Kallnor 2016.

Ai vuen denimin në nji burg të Mexikës, në masa ekstreme sigurie.