Këta janë fituesit e ‘American Music Awards 2016’ (lista)

American Music Awards janë çmimet ma të randësishme të muzikës në SHBA.

Mbramjen e djeshme asht zhvillue ceremonia e shpërndamjes së tyne, ceremoni në të cilën ishin prezente yjet e muzikës botnore.

Justin Bieber dhe Drake mund të themi se ishin dy fituesit e mëdhaj të kësaj nate, mbasi kanadezët kanë arritë me marrë 4 dhe 3 çmime përkatësisht.

Drake gjithashtu ka thye rekordin e Michael Jackson si kangëtari ma i nominuem në kategori të ndryshme çmimesh në nji vit.

Çmimi ma i randësishëm i mbramjes ai i artistit të vitit shkoi për Ariana Granden.

 

Ma poshtë shihni listën e plotë të fituesve:

 

Artisti i Vitit – Ariana Grande

Artsti i ri ma i mirë – Zayn

Bashkëpunimi ma i mirë – Fifth Harmony ft Ty Dolla Sighn – “Work From Home”

Turi i vitit – Beyonce

Video e vitit – Justin Bieber – “Sorry”

Artisti ma i mirë mashkull (Pop/Rock) – Justin Bieber

Artisja ma e mirë femën (Pop/Rock) – Selena Gomez

Dyshja ma e mirë (Pop/Rock) – Twenty One Pilot

Albumi ma i mirë (Pop/Rock) – Justin Bieber – “Purpose”

Kanga ma e mirë (Pop/Rock) – Justin Bieber – “Love yourself”

Artisti ma i mirë (Hip Hop) – Drake

Albumi ma i mirë (Hip Hop) – Drake – “Views”

Kanga ma e mirë (Hip Hop) – Drake – “Hotline Bling”

Artisti ma i mirë (RnB) – Chris Brown

Artisja ma e mirë (RnB) – Rihanna

Albumi ma i mirë (RnB) – Rihanna “Anti”

Kanga ma e mirë (RnB) – Rihanna ft Drake – “Work”