‘Game of Thrones’ then rekordin n’Emmy Awards 2016!

Edicioni i 68 i çmimeve ”Emmy Awards”, ma prestigjiozi nga televizioni amerikan, u zhvillue mbramjen e djeshme në Teatrin Microsoft në Los Angeles .

Ma poshtë i keni fituesit kryesorë:

Fituesi i madh i natës ishte Game of Thrones, i cili mori “Outstanding Drama Series” (Seriali ma i mirë dramatik), tue thy rekord për ma së shumti çmime të fitueme ndonjiherë nga nji seri.

Fituesi i “Outstanding Comedy Series” (Seriali ma i mirë komik) ishte Veep, i cili gjithashtu fitoi nji çmim për udhëheqësen Julia Louis-Dreyfus.

The People v. O.J. Simpson: American Crime Story ishte po ashtu nji fitues i madh, i cili mori me vete çmimin Outstanding Limited Series.