Këto janë disa nga çmimet që fituen mbramë artistët në iHeartRadio Music Awards

Gjatë natës së kalueme u mbajt edicioni i “iHeartRadio Music Awards”.

Në këtë mbramje ishin prezent shumë konkurent që pritnin për me fitue, por edhe shumë artistë tjerë që veç ishin mysafir.

Çmimet u ndanë në konkurrenca të ndryshme, e disa nga ato i keni ma posht:

Kanga e Vitit: Hello-Adele
Artistja femën e vitit: Taylor Swift, e cila e fitoi edhe çmimin Albumi i vitit.
R&B Artistja e vitit: Beyonce
Artisti mashkull katerogoria e të rive: Ed Sheeran
Kanga Latine e vitit: Ay Vamor-J Balvin
Kanga ma e mirë në nji film gjatë vitit: Earning it-The Weeknd
Hip-Hop kanga e vitit: Bleesings-Big Sean ft Drake and Kanye West

Fituesja e albumit të vitit Taylor Swift tha se, “Vendimi për me ba nji album pop s’asht ba në nji sallë konferencash, por këto vendime janë ba në kuzhinën time me shoqet e mia dhe gratë në jetën time “.

Në mesin e tana kangëtareve ishte edhe shqiptarja : Bebe Rexha.

 

awards awards2 awards3 awards4 awards5 awards6 awards8 awards9
awards1