Këto janë parfumet e preferueme të kësaj vere!

parfumet

Çdo sezoni i japim aromat tona të preferueme të cilat përshtaten me temperaturat e jashtme.

Në verë, aromat janë të lehta, të freskëta dhe me lule.

Ato mund të hidhen direkt në lekurë për të përhap aromë gjatë gjithë ditës.

Por parfumet evoluojnë në mvarësi të lekurës dhe të momentit kur na i hedhim.

Parfumi zbehet paksa në fund të ditës, por gjatë drekës na gjithmonë zbulojmë esenca të reja të tij.

Nji parfum tregon shumë për karakterin dhe temperamentin e nji grueje kështu që përdorimi i tij nuk duhet neglizhue.

Tendenca e kësaj vere janë parfumet me bazë trëndafili.

Kjo aromë asht ideale për karakteret e qeta dhe t’ambla.

Parfumet me aromë freskie pylli dhe vanille, janë gjithmonë tek të preferuemet. Nuk do t’i mungojë kjo tendencë as këtij sezoni.

Parfumet e kësaj vere vijnë të freskëta me nji zemër limoni të përzieme me fruta t’ambla.

Kolonja me përmbajtje vaji esencial dhe ekstrakte të shegës mesdhetare.

Gjatë ditëve të nxehta vere në çantën tuej nuk duhet të mungojë deodoranti.