Këto janë shejat e mvarësisë ndaj seksit. Kështu trajtohet

Mvarësia seksuale? Keni ndigjue shumë shpesh për të, por a egziston në të vërtetë nji çrregullim i tillë?

Kur vjen puna te klasifikimi – shumë nga njerëzit nuk pajtohen se mvarësia seksuale asht çrregullim i vërtetë, ndërsa të tjerët me forcë e thonë se mvarësia ndaj seksit mundet me kontrollue jetën e njerëzve.

Ndërsa disa munden me argumentue se nuk egzsiton mvarësi kimike të tilla si alkoholi ose heroina – të tjerët munden me argumentue se krijohet proces tjetër i mvarësisë.

Nga ana tjetër mund të thuhet edhe se egziston nji lloj mvarësie kimike, për shkak të substancave kimike të fuqishme, të cilat lirohen gjatë marrëdhanieve seksuale.

Çka asht mvarësia nga seksi?

Shërbimi për këshillim të marrrëdhanieve seksuale e përshkruejnë mvarësinë seksuale si “çdo aktivitet seksual që ndjehet jashtë kontrollit”.

Kjo don me thanë se mvarësia seksuale qëndron mbi aktivitetin seksual me nji partner që përfshin – masturbimin, kqyrjen e pornografisë ose marrëdhaniet seksuale me të tjerët, pa ndjenja dhe kontrollë.

Cilat janë shejat?

Asht e pamundun të dihet nëse dikush asht i mvarun nga seksi tanësisht, pa u këshillue me nji terapist profesional, por egzistojnë disa sheja paralajmëruese, të cilat na kallxojnë se duhet me u vizitue terapisti:

– Masturbimi i rregullt
– Lidhjet e shumta
– Lidhje të shumta vetëm për nji natë
– Numri i madh i partnerëve seksualë
– Kqyrja e vazhdueshme e pornografisë
– Marrëdhaniet seksuale të pasigurta
– Përdorimi i prostitutave
– Egzibicionizmi
– Ndjenja e fajit dhe e marres
– Ndjenja e mungeses së kontrollit
– Shpenzimet e mëdha të kohës në biseda ose aktivitete rreth seksit, etj.

Mvarësia nga seksi përveç që asht gjendje jashtëzakonisht e vështirë për m’u kontrollue, ajo mundet me i shkatërrue edhe pjesët tjera të jetës, tue përfshi marrëdhaniet martesore, përgjegjësinë prindore, financat dhe jetën e punës.

Ky çrregullim gjithashtu shkakton rritje të nervozës, depresionit, ankthit dhe probleme të tjera mendore, por megjithatë, nuk mundet me pasë shpjegim tjetër pse ndodhin këto dukuni.

Çfarë trajtimi mundet me u ba?

Kushdo që tutet ose ndjen se asht i mvarun nga seksi, atëherë duhet me ba vizitë të menjihershme te mjeku i tij ose i saj. Në rastet kur mendoni se diçka e tillë asht tue e shkatërrue marrëdhanien tuej në çift – nëse keni mirëkuptim – diskutojeni mes vete.