Këto janë shumat marramendëse prej 30 mijë lekë deri në 14 mijë euro që shpenzohen në klubet e natës n’Shqipni (video)

Shumë të rijë shqiptarë ankohen shpesh se nuk kanë punë dhe nuk shohin t’ardhme në vendin e tyne.

Por, kur vjen puna te jeta e natës, shqiptarët nuk kursehen aspak.

Nga nji vëzhgim në “INtv” shifrat që shpenzohen në lokalet e natës në Tiranë janë marramendëse.

Nji tavolinë nis me 30 mijë lekë… dhe shkon deri në 14 mijë euro.

Për disa orë argëtim shpenzohen vlera që shumcia e shqiptarëve nuk i marrin as për nji vit punë.

Në video mund të shihni disa nga faturat e fundjavës së kalueme të sigurueme në nji nga lokalet e natës në Tiranë dhe renditen ndër ma të lirat.

Bahet fjalë për tavolina që shkojnë 30 mijë lekë të reja, dhe këto janë ma të zakonshmet shpenzime që shkojnë sa dyfishi i rrogës minimale në Shqipni.

 

2-fatura

 

3-fatura

 

4-fatura

 


14 mije euro by PanoramaVideo