Këto video vijnë nga vendi komunist, po sa janë reale!

Nji yll britanik, i njohun për kanalin e tij në YouTube, ka postue ditët e fundit disa video nga vizita në Korenë e Veriut, vendi ma i izoluem në botë.

Por në videot e tij shihet nji vend krejt ndryshe nga sa mund të imagjinohet.

Louis Cole, 33 vjet, na prezenton nji vend me ushqim shumë të mirë, me parqe ujore dhe plazhe të bukura.

Por kritikët thonë se ai po ban propagandë në emën të qeverisë koreano-veriore.

“Koreja e Veriut asht vendi ma i izoluem në botë. Unë po përpiqem të fokusohem tek gjanat pozitive të vendit, tue luftue imazhin negativ që shohim në media”.

“Nuk paguhem nga qeveria koreano-veriore. Nuk jam dakord me ideologjinë e tyne, por shqetësohem dhe i due njerëzit këtu”, ka thanë Cole.