Kim e ka inati Parisin, kjo asht tash arsyeja (foto)

Nëse asht në formë, Kim Kardashian asnjiherë nuk heziton me ekspozue format e saj tue marrë pjesë në eventet ma të randësishme që organizohen në mbanë botën.

Por këtë herë mediat rozë shkruejnë se 36-vjeçarja nuk ka me marrë pjesë në Javën e Modës në Paris dhe shkak duket se asht grabitja e ndodhun vitin e kaluem.

Kim mbeti e traumatizueme nga grabitja me armë teksa ajo ishte në nji hotel në Paris dhe pa miliona dollarë stoli të vjedhuna, por fatmirësisht mbeti e pa lëndueme fizikisht.

Megjithatë, në Javën e Modës në Paris Kardashianët kanë me pasë përfaqësuese dhe ajo ka me qenë Kourtney Kardashian.

 

Shperndaje në: