Kim Jong Un i then rregullat që i ka vendos vetë

Lideri suprem i Koresë së Veriut doket se nuk i praktikon rregullat, të cilat qeveria e tij i kërkon që me u zbatue me ngulm.

Media shtetnore e vendit publikoi nji fotografi këtë javë, ku Kim mban nji cigare në dorë në nji ambient ku nuk lejohet duhani.

Foto asht ba derisa Kim po jepte disa udhëzime në terren në kampin e rimodeluem të fëmive në kryeqytetin Pheinan, simbas agjencisë shtetnore të lajmeve KCNA.

Fushata anti-duhan u raportue në Maj nga vetë agjencia e lajmeve KCNA. Prodhuesit e cigareve shtetnore kanë me u sanksionue nëse nuk i vendosin njoftimet që paralajmërojnë për problemet shëndetësore në paketim.