Kim Kardashian: Qe çka kisha ba, nëse s’kisha qenë e famshme

Në nji intervistë të dhanë së mbrami, Kim Kardashian asht shpreh se nëse nuk kishte me qenë e famshme, ka pas me u ba nji hetuese private.

Teksa ka pozue për kopertinën e revistës “Vogue Australia” për herë të dytë, nana e dy fëmive asht shpreh se si e imagjinonte jetën e saj, nëse nuk kishte me qenë nji personazh publik.

“Kisha me qenë nji hetuese private dhe kisha me ba nji jetë normale”, ka shpjegue Kim, e cila ka përfundue vetëm gjimnazin, tue mos ndjekun universitetin, ashtu si edhe motra dhe vëllai i saj, Kourtney dhe Rob.

E pyetun për personat që e frymëzojnë atë, ajo asht shpreh: “Asht nana jeme ajo që më frymëzon. Dëshiroj me jetue si ajo, me punue, me pas shumë fëmi dhe me u kujdesë për të gjithë ata, siç ban edhe ajo”.