Kimin mbasi e vjedhen, del me nji lajm qe s’e keni pritë!

Kim Kardashian ka deklarue se nuk ka me ekspozue ma pasuninë e saj në rrjetet sociale, mbasi u grabit nga persona të armatosun në nji apartament në Paris.

35-vjeçarja dorëzoi nën tytën e armës, unazën e saj 20-karatëshe me vlerë 4.5 milionë dollarë, bashkë me nji kuti bizhuterish me vlerë 6.7 milionë dollarë.

Pesë persona të armatosun u futën në apartamentin e saj n’orët e para të mëngjesit të së Hanës.

Atë mbramje, Kim Kardashian kishte ekspozue në rrjetet sociale unazën, që e ka marrë dhuratë nga i shoqi, Kanye West.

Mbas kësaj, kritikët thanë se ajo e ka fajin vetë që ekspozon pasuninë në rrjetet sociale.

Duket se vetë 35-vjeçarja asht pajtue me kritikët e saj.

Ajo ka vendos të mos e ekspozojë pasuninë e saj në mediat sociale.

Jo vetëm kaq, por mbas asaj eksperience të frigshme, kur iu vendos arma te kryet dhe pati frigë se do e përdhunonin, Kim ka ndryshue mendim edhe për pasuninë.

“Gjanat materiale nuk kanë randësi. Nuk asht gjithçka paraja. Asht pa vlerë,” ka thanë ajo.

Policia ende nuk ka ra në gjurmët e grabitëses, teksa teoritë në rrjet janë nga ma të ndryshmet.

 

2-kimii

 

3-kimi

 

4-kimiii

 

5-kimiii

 

6-kimiiiii

 

7-kimiii

 

10-kimi