Kishte pritë 3 vjet për me u ba nanë, por vdes 6 muej mbas lindjes

Nji grue, e cila zbuloi se kishte vetëm pak muej jetë mbasi solli në jetë fëminë, të cilin iu deshën tre vjet për me ngjizë, humbi jetën nga nji formë agresive kanceri tue lanë mbas të birin dhe bashkëshortin.

Rebecca Hyndman, nga Auckland, Zelandë e Re, e humbi betejën e saj me sëmundjen e tmerrshme mëngjesin e sotëm, tue e lanë këtë botë paqësisht më bashkëshortin e saj në krah, 6 muej mbasi solli në jetë djalin e tyne, Ben.

Ajo gjithmonë kishte adërrue me qenë nanë dhe për me arritë këtë, kishte kalue tre vjet me pengesa rraskapitëse, derisa ka mundë me mbajtë në krah të birin Nandorin e vitit të kaluem.