Kjo ash aktorja ma e pagueme e ekranit për vitin 2016

Pak ditë ma parë, Sofia Vergara ka marrë edhe nji herë trofeun e shpallun nga revista Forbes si artistja ma e pagueme televizive.

Revista prestigjioze ka rendit në vend të parë yllin e serialit amerikan “Modern Family”, si aktoren ma të pagueme të televizionit amerikan për vitin 2016.

Artistja kolumbiane e Modern Family, pjesëmarrëse për të pestin vit radhazi në këtë listë, ka regjistrue nji shifër prej 43 milionë dollarësh nga Qershori 2015 deri në Qershorin 2016.

Në vend të dytë mbas Vergara’s asht rendit Caley Cuoco, me 24.5 milionë dhe në vend të tretë Mindy Kaling me 15 milionë.

Vergara, për të pestin vit radhazi në Forbes, ka thye rekorde vit mbas viti me shifrat që ka regjistrue në llogarinë e saj.

10 aktorët ma të paguem televizivë:

Sofia Vergara – $43 m (£32.6m)

Kaley Cuoco – $24.5 m (£18.6m)

Mindy Kaling – $15 m (£11.4m)

Mariska Hargitay – $14.5 m (£11m)

Ellen Pompeo – $14.5 m (£11m)

Kerry Washington – $13.5 m (£10.3m)

Stana Katic – $12 m (£9.1m)

Priyanka Chopra – $11 m (£8.4m)

Julianna Margulies – $10.5 (£7.9m)

Julie Bowen – $10 m (£7.6m)