Kjo asht aktorja ma e pagueme me 40 milionë $, kush asht e dyta!

Jennifer Lawrence asht ende aktorja ma e pagueme në botë, ndonëse të ardhunat e saj kanë shenue ranie për disa miliona dollarë nga viti i kaluem.

Aktorja e “Hunger Games” kryeson për të dytin vit radhazi listën e aktoreve ma të pagueme të revistës ‘Forbes’, me nji fitim prej 46 milionë dollarësh vitin e kaluem, kryesisht falë pagesës për rolin e saj në filmin e fundit “Hunger Games” dhe pagesës për filmin e ri “Passangers”.

Këtë vit ajo ka fitue 6 milionë dollarë ma pak se vitin e kaluem, kur kryesonte listën e ‘Forbes’ me 52 milionë dollarë.

Ndërsa në vend të dytë ndodhet Melissa McCarthy, e cila ka fitue 33 milionë dollarë.