Kjo asht arma ma e rrezikshme amerikane, ka shkaktue qinda tragjedi

Ajo asht përdorë për mbytjet në Sandy Hook, vrasjen e tifozëve të Batman, në nji kinema në Colorado, si dhe vrasjen e punëtorëve në nji mbramje festive në San Bernardino.

Por, AR-15, një pushkë gjysë-automatike, ka qenë gjithashtu arma e zgjedhun edhe për nji person të armatosun, i cili bani vrasjen e 50 vetave në nji mbramje të homoseksualëve. Bahet fjalë për Omar Mateen, i cili asht tue u fajësue për atë që quhet vrasja ma e madhe nji ditore në historinë e SHBA’ve.

Arma vdekjepruese u gjet të Deiellen në mëngjes në mes të 50 viktimave të kasaphanes në nji klub nate në Orlando, Florida. E qysh shkruejnë mediat e hueja, Mateen e ka ble armën e tij në mënyrë të ligjshme, javën e kalueme në Florida.