Kjo asht bibliotekë 300 vjeçare. Kqyreni çka ruhet!

1-biblioteka

Nji nga gjanat ma tërheqëse në Dublin asht salla juridike në bibliotekën “Trinity”.

Ajo asht ndërtu diku mes viteve 1713 – 1732.

Kjo sallë asht 65 metra e gjatë dhe mban mbi 200.000 libra.

 
Në vitin 1801 bibliotekës ju dha e drejta të merrte kopje të çdo libri që publikohej në Britaninë e Madhe dhe në Irlandë.

 
Kjo bibliotekë veç faktit që asht ma e madhja e qytetit, ajo ruen edhe “The Book of Kells” e shkrueme nga murgjit 1200 vjet para, e cila sot asht nji ndër dorëshkrimet ma të vyeme e të famshme që ekzistojnë.

Në këtë bibliotekë gjendet edhe nji nga kopjet e pakta që kanë mbet nga viti 1916, sikur asht kopja e librit “Shpallja e Republikës së Irlandës”.