Kjo asht çika e Shqipnisë e cila po ‘tranon’ cullak Amerikën (foto +18)

Ajo ishte nji vajzë me tipare të errëta mesdhetare që reflektonte pafajësi.

U lind dhe u rrit në Elbasan deri në gjimnaz, por mbas emigrimit në SHBA, nuk ka mbet ma thuejse asgja nga Alma Saraçi.

Edhe mbiemnin e ka ndryshue, tashma ajo asht Alma S. Grey, nji aktore dhe skenariste që po ban karrierë në SHBA, dhe ia ka dalë mbanë me tërheqë vëmendjen tue aktivizue në shumë role.

Ajo asht shndërrue në njëi femën fatale, me flokë të kuqe të ndezuna, me pircing, mbushun me tatuazhe, që josh e provokon kudo me nudizëm apo lesbizëm, përfshi edhe në vendet apo objektet e shejta.

I pëlqen të vetëquhet “e pacipë” dhe referue fotografi që ka realizue për nji album “Naked in America” (lakuriq nëpër Amerikë), e meriton epitetin.

Ky projekt artistik, që ka të bajë me sensibilizimin e grues për seksualitetin, e ka çue 31-vjeçaren në vende të ndryshme publike në SHBA, ku ka pozue nudo vërtet si “e pacipë”, tue mshef vetëm disa pjesët intime me ndonji libër, zorrë karburanti, gjethe pemësh etj., e deri te kryqi.

Ajo pozon cullak gjithandej, në nji pikë karburanti, në nji bar, në parukeri, në librari, në nji stacion autobusi, me shumë gjasa tue shkel ligjet e San Francisco’s ku jeton, “por me pak magji, pregaditje, fat dhe miq të shkëlqyem që të ndihmojnë” mundesh me ja dalë.